Gjobitet me 2 mijë euro, Vetëvendosja, për mitingun e parë të fushatës

Komuna e Prishtinës e ka gjobitur me dymijë euro, Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të mitingut që ka mbajtur për hapjen e fushatës së saj elektorale, në shkelje të rregullave kundër pandemisë. Adonis Tahiri,  kreu  i Drejtorisë për Inspekcion në këtë komunë, deklaroi se askush nuk është mbi ligjin.

“Askush mbi ligjin! – tha Tahiri. – Për shkeljen e vendimit nr. 09/58 të Qeverisë së Kosovës, datë 14.01.2021, pikat 24 dhe 25, si dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, 2000 euro gjobë, sipas nenit 25.1 të ligjit në fjalë!”