E rëndë në Tiranë, babai abuzon seksualisht me vajzën

Një denoncim i rëndë është bërë në Komisariatin e Policisë nr 3. Një e mitur ka denoncuar se është abuzuar nga babai i saj. Denoncimi disa ditë më parë.

Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi policia ka bërë të mundur arrestimin e B. Mazrekut. Sipas kallëzimit të vajzës ajo është abuzuar nga babai i saj për një kohë të gjatë.

Gjithashtu janë bërë edhe një sërë verifikimesh të tjera, ndërsa pritet që babai i vajzës të dalë për masë në gjykatë.