Zbulohet kur do të rikthehet Dybala për Juventusin

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të kthehet në stërvitje.

Argjentinasi ndihet mirë fizikisht dhe “Tuttosport” raporton se ai dëshiron të jetë përsëri protagonist në fundjavë në duelin kundër Romës.

Në orët e ardhshme, Juventusi do të vlerësojë gjendjen fizike të argjentinasit dhe do të vendosë nëse ai kthehet menjëherë në skuadër ose nëse duhet të presë deri për ndeshjen e Kupës kundër Interit më 9 shkurt.

Juventus dhe Roma do të luajnë në Allianz Stadium të shtunën në orën 18:00.