Udhëtimi i Eltina Minarollit, artistja flet për projektet e saj të reja

Mëngjesin e sotëm, në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte e ftuar këngëtarja Eltina Minarolli.

‘Voyage’ titullohet projekti me i ri i këngëtares.

"Mendova këtë këngë sepse na ka marrë malli shumë për udhëtimet në këto kohë dhe për ndjesinë e të qenit i lirë.

Dhe kjo ishte ideja pak a shumë. Axhenda ime është shumë e ngarkuar.

Dy i kam publikuar dhe po bëj gati dhe disa projekte të tjera të cilat do të jenë në treg së shpejti. Do të ketë duete dhe këngë solo, do ketë shqip, dhe mbase do të ketë dhe një këngë spanjisht.

Besoj se 2020, sado bëri dëmet e veta,ka bërë dhe të mirat e saj sepse na ka ri-karikuar.  Dhe besoj do të ketë shumë produkte për ndjekësit.

Muzika live më kishte marrë shumë kohë dhe prandaj e kisha të vështirë të gjeja kohën."

Kënga 'Voyage' e Eltinës ka pasur një impakt mjaft të mirë tek ndjekësit dhe në lidhje me këtë fakt, ajo u shpreh:

“Në fakt, nuk e kam pritur pasi në përgjithësi nuk kam pritshmëri tek këngët e mia. Por e pashë që u prit mirë”.

I pyetur nga Flavio në lidhje me brezin e ri dhe shijet e tyre muzikore, ndonjëherë të çuditshme sapo ikin nga duart e profesorëve, ajo u shpreh:

“Këto që kam kaluar unë në duar janë persona që e duan punën dhe nuk dalin thjesht për të kënduar. Personalisht, do të doja që të paktën muzika që serviret në Tv dhe Radio të ishte pak më e kontrolluar."

Në fund, Eltina e mbylli me një këngë të kënduar live nga lidhja me 'Skype', teksa ëmbëlsoi mëngjesin e shikuesve me melodinë e zërit të saj.