Ai vdiq si i pastrehë, por kishte 100 mijë euro në llogarinë e tij bankare

Ai vdiq si një i pastrehë nga i ftohti dhe sëmundje të tjera, në një kasolle të bërë me çarçaf dhe kartona në stacionin Porta Garibaldi në Milano.

Por 75 vjeçari Umberto Quintino Diaco, trupi i të cilit u gjet javën e kaluar, kishte mbi 100.000 euro llogari bankare, stoqe me vlerë 19.000 euro dhe një pension prej 750 euro në muaj në Gjermani.

Ai kishte gjithashtu dhe një shtëpi në Kalabri dhe dy furgonë të rregjistruar me sigurim të paguar.

Për familjen e tij ai kishte vendosur të bëhej ‘fantazmë ‘ përgjithmonë.

I lindur më 5 maj 1945 në Paludi, ai u largua nga Kalabria kur ishte vetëm 17 vjeç. 

Pasi u arratis nga shtëpia, motra e tij Chiarina është shprehur, se ai kishte mohuar familjen dhe ishte zhdukur përgjithmonë: «“E kemi kërkuar por nuk ka dashur kurrë që ta gjenim”.

Ai gjithmonë kishte refuzuar të ndihmohej dhe nga operatorët e Caritas, nga të cilët kishte kërkuar vetëm një kuti postare, nga e cila agjentët arritën të gjurmonin paratë.