Pacolli: Nuk e kemi problem që garojmë me siglën e LDK, hera e fundit që futem në zgjedhje

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli në Çim Peka Live ka sqaruar fillimisht faktin se përse në këto zgjedhje garon në siglën e LDK.

‘AKR ka një profil që nga fillimi i ekzistencës të një partie të profilizuar dhe që bën pjesë në familjen e madhe liberale europiane.  

Është një parti e cila ka në profilin e saj një program avangard për Kosovën që nga fillimi i ekzistencës së saj.  

Siç është zhvilluar situata në Kosovë nuk ka qenë problem nga ana ime të garojmë në listën e LDK pa logon tonë.

Duke ditur edhe se ata janë anëtarë besnikë të AKR dhe do të zbatojnë politikën tonë.

Brumi është i njëjtë me LDK dhe nuk shikoj ndonjë pengesë që të jem në listën e LDK-së.

Deri tani kemi funksionuar mirë dhe mendoj që në të ardhmen të formojnë edhe një grup tonin në parlamemt që do të funksionojë edhe në kuadrin e opozitës në parlament.

Unë besoj që LDK do jetë parti  e cila do të garojë më dinjitet deri në fund.

Unë nuk kam pishman që jam në listën e LDK.

Kjo do të varet edhe nga kostelacioni qeveritar në të ardhmen.

Kjo është hera e fundit që do të garoj në zgjedhje.

E konsideroj se ishte gabim largimi nga grupi parlamentar me LDK dhe kalimi në opozitë dhe gabimi tjetër është që në zgjedhjet e fundit nuk u futëm bashkë me LDK.

Dhe Kosovës do ti evitohej e gjithë kjo kokëçarje politike.’