Manchester City bën detyrën ndaj Burnley-t, fiton edhe Leicester

Manchester City triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaJ Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 në Premier League.

Goli i parë erdhi shumë shpejt për miqtë. Gabriel Jesus përfitoi nga një grushtim i pasigurt i portierit vendas dhe kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e tretë. Rahem Sterling realizoi golin e qetësisë në minutën e 38-të.

Sulmuesi anglez mori një asist nga Gundogan dhe nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë, duke vulosur fitoren e Manchester City. I njëjti rezultat edhe në takimin Fulham-Leicester City.

Me këtë fitore, “Qytetarët” janë në epërsi me tre pikë para Mancheste United. Burnley është i gjashtëmbëdhjeti në renditje . Gjithashtu edhe Leicester fitoi kundër Fulham (2-0).