Programi i PD-së për Arsimin/ Boçi në SYRI TV: Po nuk u hoq Rama, nuk fitojnë të rinjtë dhe Shqipëria!

I ftuar në ‘Intervista e Ditës’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, drejtuesi i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi ka shpjeguar programin elektoral të Arsimit.

Ferko: Cfarë synon dhe cfarë sjellë ky plan?

Boçi: Shqipëria është duke humbur cdo vit të rinj, duke humbur disa breza që janë pasuria më e madhe e një kombi. Një ndër arsyet kryesore të këtij fenomeni është mungesa e vëmendjes ndaj arsimit të brezave. e cila ka ndikur shumë në këtë plagë të shoqërisë shqiptare.  

Kemi dëgjuar gjatë këtyre viteve që arsimi është prioritet, ashtu ngelet edhe për ne por këto vitet e fundit ka qënë vetëm retorikë nga ana e qeverisë, premtimet janë shdërrua në mashtrime.  

Basha e ka theksuar se këto të miat janë angazhime jo premtime dhe nëse nuk i realizoj, Basha nuk do të kandidojë më pas 4 viteve.  

Arsimi është prioritet por është edhe sfidë. Shqiptarët e dinë se po nuk u hoq Rama nuk fiton Shqipëria. Por kjo nuk mjafton, që të fitoj Shqipëria duhet të fitojë arsimi, të fitojmë brezat e të rinjve.  

Në këto momente të rinjtë duan të largohen një minutë e më parë jashtë vendit, për të gjetur plotësimin e nevojave të tyre elemntare, pasi në Shqipëri nuk I gjen. Është vrarë shpresa, prespektiva, karriera, profesionet, mundësia dhe e ardhmja e të rinjve.  

Programi i PD-së është i përgjithshëm dhe kërkon që ky investim i shoqërisë të përqëndrohet në të gjitha fashat arsimore të shoqërisë, si atë parashkollor, parauniversitar dhe atë universitar.