Vjedh fugonin dhe futet mes këmbësorëve, humb jetën një person, plagoset një tjetër në Francë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Franca, pasi një person ka vjedhur një fugon të komunës Nanterre, në Paris dhe më pas hyri në një turmë me këmbësorë.

Sipas mediave vendase, autori është një burrë, ndërsa si pasojë e një ngjarjes një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Autori dyshohet se u përpoq të arratisej në këmbë, por më vonë u arrestua nga policia.

Deri më tani, policia lokale beson se incidenti nuk ka të bëjë me terrorizëm. Motivet e të dyshuarit mbeten të panjohura, ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes./ Panorama/