Itali/ 13,189 raste të reja dhe 476 viktima nga Covid

Italia ka konfirmuar 13,189 raste të reja me koronavirus, nga 279,307 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Gjithashtu autoritetet e Shëndetit në vend raportuan po ashtu se brenda ditës, si pasojë e Covid-19 e humbën jetën 476 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani vendi numëron rreth 2.6 milionë raste pozitive kurse bilanci i viktimave është 89,820. Sipas mendiave, deri më tani, vendi ka administruar gjithsesj 2,166,053 vaksina(+82,689 krahasuar me 24 orët e mëparshme).

Prej tyre, qytetarët që morën dozën e parë u rritën në 1,357,747 (+ 7,146), ndërsa dozat e dyta arritën në 808,306 (+75,543).