Zyrtare/ Dortmund mendon për të ardhmen, firmos me talentin 16 vjeçar të Ajax

Një goditje për të ardhmen. Borussia Dortmund vazhdon të shikojë për nesërmen, duke siguruar shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj në Hollandë.

Klubi gjerman ka firmosur me qendërsulmuesin gjashtëmbëdhjetë vjeçar të Ajax, Julian Rijkhoff.

Ai konsiderohet si e ardhmja e sulmit të kombëtares portokalli dhe Dortmund ka vendosu t’i jap atij një kontratë 3 vjeçare.