Pogradeci përfshihet nga mjergulla e dendur, policia apelon për kujdes të shtuar

Prej disa orësh qyteti i Pogradecit dhe aksi nacional janë përfshirë nga mjergulla e dendur.

Burimet policore apelojnë për kujdes nga drejtuesit e mjeteve pasi shikimi është i kufizuar dhe mund të shkaktojë aksidente.

Kërkohet lëvizje me shpejtësi të reduktuar në rrugë.