Pinto: Dzeko dhe Fonseca i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet, por Edin nuk do jetë...

 Çështja Dzeko – Fonseca te Roma mund të quhet e mbyllur. Palët kanë zgjidhur mosmarrëveshjet midis tyre dhe tashmë futbollisti boshnjak do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar, drejtori i përgjithshëm i verdhekuqëve, Tiago Pinto, në një prononcim të dhënë së fundmi për mediat, ku u shpreh se ditët e fundit ka patur takime mes tij, Fonseca-s dhe Dzeko-s dhe nga ai takim kemi dalë më të sigurt.

Çështja Dzeko?

"Unë nuk e prisja këtë pyetje (qesh). Ata që jetojnë në botën e futbollit, jetojnë në një familje dhe në të gjitha familjet ka probleme dhe më pas sqarime, kur zgjidhen problemet bëhemi më i fortë. Ai është një futbollist shumë profesionist, një person me një karakter të fortë që ka një histori të madhe me Romën. Fonseca është udhëheqësi i projektit tonë sportiv, ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe ne i kemi besuar të ardhmen tonë. Ditët e fundit janë zhvilluar disa takime midis meje, Fonseca dhe Dzeko. Kemi dalë më të fortë dhe më të sigurt. E mira kolektive është më e rëndësishme sesa interesat personale ".

A do të jetë Dzeko ende kapiten i Romës?

"Për momentin Dzeko nuk është kapiten i Romës, pasi disiplina është një element shumë i rëndësishëm për klubin tonë."