8 fëmijë me koronavirus të shtruar tek Pediatria

Koronavirusi nuk po kursen as fëmijët. Aktualisht tek Pediatria janë të shtruar 8 fëmijë me simptoma të koronavirusit.

Mësohet se më i vogli prej tyre është 5 muajsh, ndërsa mosha e të tjerëve varion deri në 10 vjeç.

Gjendja e fëmijëve është stabël dhe si simptomë kryesore kanë temperaturën.

Deri më tani në Shqipëria ka ndërruar jetën vetëm një fëmijë nga koronavirusi dhe ai ishte me sindromën Kavasaki. /Abc