Dris Mertens sheh tmerr me sy, avioni i tij personal del nga pista, ja pamjet FOTO

Futbollisti i Napolit, Dris Mertens i ka shpëtuar për fat një aksidenti me pasoja të mundshme fatale. Ditën e shtunë, golashënuesi më i mirë në historinë e të kaltërve pa se si jet-i i tij privat doli nga pista e Antverpit në Belgjikë teksa pilotët nuk mundën të ruanin ekuilibrin për shkak të terrenit të lagësht.

Në pamundësi për të manovruar, jet-i përfundoi në pjesën anësore të pistës. Për fatin e mirë, nuk ka pasur objekte të tjera që mund të shkaktonin një aksident akoma më të frikshëm.

Mertens është kthyer në Belgjikë për të kryer terapi rehabilitimi te një specialist për kyçin e ndrydhur të këmbës.