Vaksina kineze Sinopharm efektive kundër variantit afrikan të koronavirusit

Vaksina Sinopharm mund të jetë efektive kundër  variantit të koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, sipas studiuesve nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vaksina e Sinopharm, për të cilën kompania ka deklaruar se ka shpërndarë dozën te 10 milion njerëz në të gjithë Kinën, është vaksina e virusit “të gjallë” – që do të thotë se është krijuar duke përdorur një virus  që është inaktivuar kështu që nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Ekipi testoi 12 mostra të marra nga njerëzit që u vaksinuan me Sinopharm dhe 12 mostra nga vullnetarët që u injektuan me një vaksinë eksperimentale.

Të dy vaksinat prodhuan mjaftueshëm antitrupa për të neutralizuar virusin dhe mutacionin e tij, thanë ata