‘Erion G99-çi’, Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Firmose për mafian, ke fytyrë e kërkon edhe 4 vite të tjera pushtet

Nga Belind Kelliçi/

Pas druvarit të pashëm Taulant Balla, i erdhi radha Erion G99-çit, të komentonte listën e drejtuesve politikë të PD për qarkun Tiranë."Ne jemi ekip për Champions League kurse ata janë ekip kalçetoje", tha Veliaj.

Eri gojëzeheri! Ekipin e PD nuk e gjen nëpër festa ku burrat vishen si gra. Nuk ke mundësi t'i takosh aty, madje edhe sikur të lajthiste ndonjëri e të vinte në festat e tua, nuk do të të njihte se ti vishesh si zana e Piter Panit.

Flet ti për seriozitet që shfaqesh në çdo ekran po ndërkohë je në Kinë për hesapet e tua. Përse vete kaq shpesh në Kinë, Erion? Do na e thuash?

Mendon ti se ka shqiptar që s'e di se një pensioniste në Shqipëri nuk paguan dot për dasma përrallore në kështjella? Po kaq të paditur i di shqiptarët ti, o hipokrit?

Po kur the që ishe infektuar me Covid dhe na erdhe i nxirë nga plazhi? Me siguri ngaqë je njeri serioz.

Ku numërohen bëmat e tua! Sa herë të kemi demaskuar për gjojapunët e tua! Baldushku, Sheshi, Teatri, Sahati! Po kur premtoje që s'do jepje asnjë leje-ndërtimi? 3 milionë metër katrorë ndërtim në Tiranë nga dora jote! Po kur premtoje që s'do rrisje çmimin e biletës së urbanit? E rrite sa hipe në karrike!

Po që të ka dalë emri si njeriu që firmos lejet e ndërtimeve për mafian kalabreze. Dhe ke fytyrë e kërkon edhe 4 vite të tjera pushtet!

Ju jeni Champions Ligë vetëm për hajdutëri! Ti vetë je organizatori i skuadrës kurse Rama është kapiteni i saj.

Keni bërë shumë autogola. Më 25 prill shqiptarët do ju bëjnë golin nga porta në portë. Do ju çajnë rrjetat!

Më 25 prill Shqipëria fiton!