Më shumë të vaksinuar sesa të infektuar në botë

Numri i njerëzve të vaksinuar kundër covid-19 globalisht ka tejkaluar numrin e përgjithshëm të të gjitha rasteve të sëmundjes në botë, raporton TASS.

Bazuar në analizën e të dhënave zyrtare dhe raporteve të medias, TASS deklaroi se të paktën 105.1 milion njerëz u vaksinuan në të gjithë botën, ndërsa një total prej rreth 103.9 milion njerëz ishin të infektuar.

Numri më i madh i vaksinuarve është në Shtetet e Bashkuara (33.7 milion), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (10.2 milion) dhe Izraeli (5.05 milion).

Në Izrael, 56.86 përqind e popullsisë së përgjithshme u vaksinuan, në Emiratet e Bashkuara Arabe 38.83 përqind dhe në Seychelles 36.25.