Mutacioni britanik s’ka ardhur në Shqipëri? Gjermanët thotë që po, zbulojnë rastin e parë

Ndërsa autoritetet shqiptare thonë se ende nuk kanë identifikuar një rast me Covid të mutacionit britanik, gjermanët mendojnë ndryshe. Ata thonë se në Shqipëri ka mbërritur ky variant i koronavirusit.

Gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan sot se një 22-vjeçare që u kthye nga Shqipëria ka shfaqur simptoma të lehta të mutacionit britanik të koronavirusit është zbuluar në Taunus, një qytezë pranë Heisenit.

Ky ishte edhe rasti i parë në atë zonë. Si një masë paraprake, autoritetet shëndetësore gjermane kryen një sekuencë gjithëpërfshirëse të mostrës laboratorike.

Mutacioni mund të identifikohet në Gjermani, por për Shqipërinë ekspertët gjermanë shfaqën skepticizëm. Shqiptarja e infektuar me variantin e ri britanik të koronavirusit, pasi udhëtoi nga Tirana drejt qytetit gjerman ku jeton si emigrante, po mbahet në karantinë sipas Departamentit Lokal të Shëndetësisë.

Po ashtu gazeta e mirënjohur Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan se ishte e mundur të gjurmoheshin kontaktet e njerëzve të infektuar prej saj dhe të ndërpritej zinxhiri i infeksionit.

Shqipëria pretendon se ka një sistem alerti në Institutin e Shëndetit Publik dhe po monitoron për raste të mundshme të mutacionit të ri, por deri më tani asnjë mostër nuk ka rezultuar e ndryshme nga Covid-19.

Deri në këto momente autoritetet shqiptare deklarojnë se nuk kanë konstatuar asnjë rast të dyshuar.

Studiuesit thonë që simptomat e variantit britanik janë të njëjta me të parin, variateti është i njëjtë, kohëzgjatja është po e njëjtë, por transmetueshmëria është shumë më e madhe.