Macron: Deri në verë vaksina do të jetë në dispozicion për të gjithë njerëzit në Francë

 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se të gjithë qytetarët e vendit të tij që dëshirojnë të vaksinohen kundër koronavirusit do të vaksinohen deri në fund të verës.

Në një intervistë me TF1, Macron tha se për shkak se virusi po zhvillohet me shpejtësi , kompanitë farmaceutike tani duhet të fillojnë përgatitjen për vaksinat që do të nevojiten këtë dimër dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai shtoi se në javët e ardhshme, nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit , prodhimi i vaksinave kundër Covid-19 në Francë do të fillojë.