Erdogan: Rinia jonë nuk është LGBT/ Profesori turk i përgjigjet me një FOTO nga e kaluara osmane ...

‘Për fat të mirë, të rinjtë tanë nuk janë të rinj LGBT’ tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së fundmi, teksa ju drejtohej të rinjëve të partisë AKP në një fjalim përmes telekoferencës, duke provokuar reagime në Turqi.

Duke iu drejtuar të rinjve të partisë së tij dhe duke formuar përshëndetjen islamike "rabinë", e cila i referohet Vëllazërisë Myslimane, Erdogan në mënyrë specifike deklaroi:

"Të rinj, çfarë ka ky" rabinë "? Një komb. Një flamur. Një atdhe. Një shtet (...) Për fat të mirë, të rinjtë tanë nuk janë të rinj LGBT. Por si të rinj, ne do të transferojmë në të ardhmen këtë komb që vjen nga historia me një histori të lavdishme ".

Por , profesori Burak Copur i është përgjigjur Tayip Erdoganit në lidhje me praninë e LGBT në Turqi me anë të një fotoje ku Sulltan Yavuz Sulltan Selim (1470-1520) kishte porositur Kemal Pasazade (1468-1534) një zyrtar i lartë i Perandorisë për të shkruar një libër në temën e homoseksualitetit. 

Profesori madje postoi fotografi nga përmbajtja e librit, i cili i referohet të kaluarës LGBT të Turqisë së sotme.