Bushati: Vendit i duhet një qeveri që mendon për qytetarët, jo për oligarkët!

Drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës Helidon Bushati, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thotë se vendit i duhet një qeveri që mendon për qytetarët dhe jo për oligarkët.

Sistemi i ndërtuar në 8 vite thotë ai, është i pa ndershëm ku taksohet shtresa e mesme dhe favorizohen oligarkët.   

‘Do t’i japim fund barrës së rëndë të taksimit, që qeveria u ka vënë njerëzve më të talentuar, më të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend’-  Shkruan Bushati

Partia Demokratike thotë ai ka një plan të detajuar për të fuqizuar shtresën e mesme,  si motorri kryesorë për ekonominë

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Programi  #ShqipëriaFiton synon transformimin e vendit, fuqizimin e familjeve shqiptare, vëmendje për shtresat në nevojë, rritje reale të pagave dhe pensioneve.

I jep fund pandershmërisë së krijuar në 8 vite, ku taksohen qytetarët dhe favorizohen 10 biznesmenë afër kryemisnitrit. Sot çdo qytetar, në kufijtë e mbijetesës i blen ushqimet me TVSH  20 %  ndërsa jahtet luksoze paguajnë 0 përqind.

 Ky është sistem i pandershëm.  Do t’i jepet fund!

Taksa e sheshtë 9%, ul informalitetin dhe rikthen ndershmërinë!

Në fokus të veçantë do të kemi shtresën e mesme!

Një ekonomi e fortë bazën e ka te goditja e monopoleve dhe fuqizimi i shtresës së mesme.

 Do t’i japim fund barrës së rëndë të taksimit, që qeveria u ka vënë njerëzve më të talentuar, më të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend.

Ka ardhur koha të ndryshojmë.

Vendi ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët  e jo për 10 individë që kanë gllabëruar çdo pasuri!