Gjendet i pajetë në Pogradec një qytetar amerikan, policia gjen dhe hashash

Gjendet një qytetar amerikan, i identifikuar si Najebul Hasan eshte gjetur i pajetë në dhomën ku qëndronte në Tushemisht.

Ai është transportuar në morgun e Pogradecit ndërsa do të transportohet për në Tiranë për autopsinë.

Informacionet e para tregojne se ai nuk kishte shenja dhune. Dyshohet se ai nderruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Qytetari ishte me origjine indiane, por me nenshtetësi amerikane, ndersa kishte nje banese ne fshatin Tushemisht. Policia ka bere te ditur se ne nje vazo ka gjetur dhe kanabis.

Dyshohet se ai e perdorte per kurim, per shkak te gjendjes se tij shendetesore.

Hasan kishte 5 vjet që jetonte aty, ndërsa apartamentin e kishte blerë. Jetonte me këshillën e mjekëve se i bënte mirë klima. Ka pësuar edhe dy herë paralizë më herët