FOTO/ Skënderbeu vendos për trajnerin e ri, Takaj i beson ish-bomberit

Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut.

Lajmi është konfirmuar nga burime të “Panorama Sport” në klubin korçar se presidenti Takaj ka rënë dakord me ish-sulmuesin për ta drejtuar ai skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Memelli ka punuar si trajner moshash te akademia e Tiranës dhe Football Republic së fundmi. Si trajner i parë ka drejtuar Laçin dy sezone më parë për një kohë të shkurtër, ndërsa te kurbinasit ka qenë edhe ndihmës i Artan Mërgjyshit. Memelli ka luajtur me fanellën e Skënderbeut në vitet 1999-2001, si dhe në gjysmën e sezonit 2005-2006.

Prezantimi i trajnerit pritet të bëhet që sot në orën 14:00.