Propaganda me rindërtimin, Nishani: Mashtrimet e Edi Ramës i kanë kushtuar shumë shqiptarëve

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka reaguar me nje postim në faqen e tij në facebook ndaj prpagandës së Ramës me rindërtimet pas tërmetit.

“A ka turp dhe a nxihet apo skuqet ky njeri, kur ecën mes këtyre rrugëve plot baltë, gropa e plehra të Shijakut, këtij qyteti në mesin e Shqipërisë?”, shkruan Nishani.

“Propaganda mashtruese e Edi Ramës i ka kushtuar shumë shqiptarëve, në bukën e fëmijëve, spitalet e prindërve, rrugët e qytetit, shtëpitë e familjeve”, thuhet më poshtë në shenimin e ish Presidentit.

Ja postimi i plotë:

Edi Rama “inspekton” rindërtimin në Shijak ! [????]

A ka turp dhe a nxihet apo skuqet ky njeri, kur ecën mes këtyre rrugëve plot baltë, gropa e plehra të Shijakut, këtij qyteti në mesin e Shqipërisë ? [????]

Edi Rama ka 20 vite që e qeveris Shijakun dhe 8-të vite që e qeverisë Shqipërinë !

Ende tenton të mashtrojë me propagandën e dalë boje.

Propaganda mashtruese e Edi Ramës i ka kushtuar shumë shqiptarëve, në bukën e fëmijëve, spitalet e prindërve, rrugët e qytetit, shtëpitë e familjeve.

Ta dënojmë me votë më 25 prill !

#25PrillZgjidhja !