‘Bebe Rexha vdes nga mbidoza’/ Këngëtarja reagon e tmerruar

Ditët e fundit një lajm i rremë në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha po qarkullon në rrjete sociale.

Ka qenë një person, i cili duke cituar mediat ka shkruar se Bebe Rexha ka ndërruar jetë, ndërsa nxit edhe personat e tjerë të bënin homazhe për të yllin e popit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i këngëtares shqiptare, e cila ka shkruar se është gjallë.

“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira” shkruhej në statusin e publikuar në Twiter.

E tronditur nga thashethemet për “vdekjen” e saj, Rexha ripostoi në Twitter imazhin viral dhe shkroi: “O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin”.

“Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Tëitter.