Artisti italian flet për karrierën e tij ndërkombëtare

Mëngjesin e sotëm, në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e gazetarit Flavio Qarri, ishte i ftuar artisti italian Alessandro Coli.

Artisti tregoi se jeton në New York, dhe se ka lindur në Rimini, dhe tashmë është 23 vjeç.

“Që në moshën 11 vjeçare kam vazhduar muzikën, dhe eksperinca e parë televizive ishte ‘Io Canto’, dhe arrita deri këtu ku jam sot."

Ndër të tjera, Alessando tregoi se ka një Cv impresionuese për moshën që ka dhe se një nga arritjet e tij më të mëdha është renditja në vendin e 18 për këngët ‘club dance’ në Billboard.

Aktualisht ai ka tre këngë në 'Spotify' ku kënga e parë i dedikohet një vajze.

Ndër të tjera, Alessandro tregoi  se ëndrra  e tij është të këndojë në anglisht, pasi i ka pëlqyer gjithmonë gjuha dhe muzika angleza.

Ndërkohë, në lidhje me jetën personale, Alessandro preferoi të tregohet i rezervuar.

“ Më pëlqen Tirana është hera e parë që vij, por këtu aktulisht ka më pak izolim për shkak të Covid-19 dhe e kam shijuar këtë”.

E ndërsa u pyet në lidhje me atë çfarë artisti synon ne treg ai u shpreh: "Synoj dhe tregun Italian por do të doja që suksesi im të shkonte nga SHBA në Itali".