'Zgjoi' nga Blerta Basholli rrëmben tre çmime në festivalin e filmit ‘Sundance’

Filmi i regjisores Blera Basholli, ‘Hive’ po shënon sukese të mëdha.

Së fundmi ai është bërë pjesë festivalit më të madh të filmit në Amerikë ‘Sundance’.

Ky film, i cili në rol kryesor ka aktoren Yllka Gashi, ka rrëmbyer tre çmime.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut dhe çmimin e regjisorit më të mire, një arritje kjo mjaft e madhe për këtë projekt.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne,” – u shpreh regjisorja gjatë një videomesazhi pas marrjes së çmimit ‘Regjisorja më e mirë’.