Pas diagnostifikimit të sëmundjes së saj, Neslihan Atagul bën deklaratën tronditëse

Lajmet e fundit në mediat turke i trishtuan fansat e Neslihan Atagul.

Kjo e fundit e cila kishte humbur peshë kohët e fundit, u dërgua me urgjencë në spital muajin e kaluar.

 Aktores 28-vjeçare iu desh të hiqte dorë nga drama ku ajo po merrte pjesë 'Vajza e ambasadorit' duke thënë për fansat:

“Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim.” 

Mediat turke raportuan se gjendja e saj është aq serioze saqë ekziston edhe rreziku i vdekjes. 

Aktorja vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten. 

Dhe së fundmi aktorja është parë së bashku me bashkëshortin e saj aktorin e njohur Kadir Dogulu.

Duke folur për shëndetin e saj, 28 vjeçarja u shpreh:

'Siç e shihni unë jam mirë, por kur bëj dy hapa lodhem.Por kam fillaur të përfshihem në aktivitetet e përditshme’.

Kujtojmë që ajo u zëvëndësua në serialin  ‘Vajza e ambasadorit’ nga aktorja tjetër e njohur turke, Tuba Buyukustun.