Tea akuzon përsëri autoren e programit: 'Ke bërë biznes me ne, boll më zhyte në humnerë'

Historia Tea-Andi-Bearti është kthyer në një nga temat më të nxehta të momentit.

Pas fotove të publikuara, ku shfaqej duke u puthur Bearti dhe Tea, u kuptua se Andi dhe Tea nuk janë çift dhe që kanë gënjyer për shumë muaj publikun, duke u kthyer në dyshen e tyre të preferuar.

Pak ditë pas publikimit të këtyre fotove, reagoi dhe Tea, ku ndër të tjera, akuzoi produksionin se ishte në dijeni, dhe pranoi publikisht lidhjen e saj me Beartin.

Ndërkohë, pas kësaj deklarate, duket se fansat e Teas nuk janë qetësuar aspak, pasi vetëm në pak orë, më shumë se 40 mijë vetë e bën atë ‘unfollow’ në Instagram.

E nëse flasim për komente, në fotot e saj, numëroheshin mijëra komente negative, çfarë me sa duket, e detyroi Tean ta ç’aktivizonte profilin e saj në Instagram.

Mirëpo, ditën e djeshme në “Përputhen” u mohua çdo akuzë e Teas nga programi, duke pohuar se asnjë nuk ka qenë në dijeni dhe se kjo është një lojë e Andit dhe Teas.

Duket, se kjo gjë e ka irrituar Tean, e cila ka reaguar përsëri ditën e sotme, ku ka akuzuar dhe njëherë autoren e programit, për të gjitha.

Më poshtë deklarata e plotë e Teas:

"Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj, për Olsën, për ty Olsa, për të të thënë që boll vazhdove me mashtrime siç bën gjithmonë, boll më zhyte mua në humnerë akoma më shumë se ç’më ke zhytur, qe vetëm shpirti im e di çfarë po heq, por s'ka gjë.

Ti më duket se e paske kujtesën e shkurtër Olsa, por nuk ka gjë, sepse ti kujtoj unë ca gjëra.

Ti i dije të gjitha, unë të kam kërkuar të dal që në dhjetor por ti më nxirrje mua 100 justifikime.

Unë dhe Andi kemi kërkuar që të dilnim nga programi të përputhur, të përplasur, të përleshur, vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt.

Pse moj Olsa, harrove ti, që për Vitin e Ri, unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke e festuar me familjen e tij edhe pas kësaj më keni kërkuar foto me Andin? 

Më doje mua aty për përfitime ekonomike, për reklama të bizneseve, të cilat na kërkonin mua dhe Andin për takimet tona, për t’i reklamuar.

Ne nuk kemi marrë kokërr leku, madje kemi ardhur aty me shpenzimet tona, me kohën tonë, me transportin tonë, dhe ti na akuzon se ne bëmë biznes.

Na bëtë që të vazhdonim takimet derisa më në fund nuk pranuam, na nxorët.

Gjithsesi, boll u talle, mos vazhdo të tallesh më, se tek e fundit, edhe ne, njerëz jemi.”