SHBA i ushtron presion Turqisë, hiqni dorë nga sistemi mbrojtës rus S-400

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan bisedoi sot me zëdhënësin e Presidentit turk Ibrahim Kalin duke i shprehur kundërshtimin e fortë të Uashingtonit për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ruse.

Në një deklaratë të bërë nga Shtëpia e Bardhë, u shpreh se administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden donte të zhvillonte marrëdhënie konstruktive, ndërsa shqetësimet u shprehën gjithashtu për S-400.

Ai shprehu synimin e qeverisë për të forcuar sigurinë transatlantike përmes NATO-s, duke shprehur shqetësimin se blerja nga Turqia e sistemit raketor rus S-400 minon kohezionin dhe efektivitetin e aleancës. Sullivan mirëpriti rifillimin e bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë.

Ata ranë dakord të punojnë së bashku për sfidat globale, të tilla si pandemia COVID-19 dhe ndryshimi i klimës dhe të konsultohen nga afër për çështjet rajonale me interes të përbashkët” mbyllet deklarata nga SHBA.