Gëzuar ditëlindjen, Bruno Shllaku!

Sot, me 3 shkurt 2021, aktori i shquar i teatrit Migjeni të Shkodrës, Bruno Shllaku, feston 65 vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë dhe të lumtur për ju, Bruno! - uron teatri Migjeni në Fb.

Bruno Shllaku lindi në Shkodër, me 3 Shkurt të vitit 1956. Jetën artistike e ka filluar që në moshën 11 vjeçare duke u aktivizuar në dramen " Udha e Zavalinajve" dhe një vit më vonë në dramen " Qelia Nr.7" me teatrin "Skampa" të Elbasanit. Bruno Shllaku jetonte në atë kohë në Elbasan, meqënëse babai i tij Lec Shllaku, ishte themeluesi dhe regjisori kryesor i teatrit "Skampa".

Bruno Shllaku bëhet pjestar i trupës së teatrit " Migjeni", në vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe 39 vjeçare në teatrin" Migjeni" ( duke perjashtuar kohën që emigron në Greqi, në vitet 90), aktori Bruno Shllaku, ka interpretuar në 36 premiera. Brunon nga fundi i viteve 80 e shohim edhe në rolin e regjisorit, ai me trupen e teatrit tonë, ka venë në skenë 7 premiera.

Gjatë karierës së tij artistike ai dallohet dhe në realizimin e roleve në kinematografi duke realizuar rreth 20 role.

Bruno Shllaku është vlersuar me çmime të ndryeshme në festivalet teatrore.