FOTO/ Inter-Juventus, notat e lojtarëve

Juventusi mposhti me përmbysje Interin mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku të dy golat për bardhezinjtë e Pirlos u shënuan nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Pikërisht luzitani me meritë është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa bëri gjithçka dhe vlerësohet me notën 8.3.

Mbrojtja e Juves sot u shfaq shumë mirë, me De Ligt, Demiral dhe Kuadraron që bënë një punë të shkëlqyer në prapavijë.

Tek Interi, lojtari më i dobët është zgjedhur Bastoni, i cili bëri gabimin të goli i dytë i Ronaldos.

Më poshtë mund të shikoni notat e lojtarëve sipas “SofaScore”: