Çuçi: Dosja për Klodian Rashën do shkojë shumë shpejt në gjykatë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta, u ndal edhe në disa nga çështjet më të nxehta që në fakt i pati si trashgimi nga paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj.

I pyetur për makinën e shtrenjtë që i la Lleshaj, Çuci nuk preferoi të komentojë gjatë.  

‘Tani unë respektoj të gjitha ndjeshmëritë e publikut edhe të asaj pakice që kanë bërë zhurmë për këtë çështje. Rëndësi ka që çfarë vendimi do marrë unë në këtë pozicion. Rëndëssi ka për mua ta mbyll me sukses këtë mandat.’

Në lidhje me dhunën e policisë në protestën e Teatrit, Çuci informoi se janë 5 dosje në prokurori.

‘Mos kujtoni se unë si Ministër i Brendshëm apo si politikan apo qytetar ndjehem komod kur shikoj skena të përplasjes së policisë me qytetarët.

Në lidhje më përcaktimin se sjellja e policisë është në tejkalim të kompetencave apo jo, këtë e vendosin insitucionet përgjegjëse që ka shteti.

Nga ajo ngjarje janë 5 dosje në Prokurorinë e Tiranës që po shqyrtohen.

Dhe një ndihmë të madhe ka dhënë organizma brenda Ministrisë së Brendshme për të ndihmuar prokurorinë.’

Minisri Çuçi u ndal edhe te vrasja nga ana e policisë e të riut Klodian Rasha

‘Në rastin e Klodianit mund t’ju them që dosja penale për vrasjen e Klodianit do të shkojë në Gjykatë shumë shpejt nga Prokuroria.

Mund tju them që 90 përqind e dosjes që ka prokuroria është shqyrtuar nga SHÇBA, që është strukturë e Ministrisë së Brendshme. Procedurialisht është e mbyllur me prova shkencore’

Çuçi foli në A-Show edhe për apelin për karta identiteti.

MB është shumë më e gjerë sesa Policia e Shtetit. SHÇBA do të reformohet

Jemi të mobilizuar për t'i sensibilizuar njërëzit për të rinovuar kartën e indetitetit

Blerja e votës, një fenomen që shfaqet në forma të ndryshme. Kemi vënë sanksionë me ligj për të parandaluar shitjen e votes/’