Edi Oga: Ofenduese të bëhet show me vaksinat

Në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta, moderatori Edi Oga, duke komentuar situatën e Covid në vend, tha ndër të tjera se është ofenduese që të bëhet shoë me vaksinat. Oga i cili ka edhe një kulturë mjekësore për shkak të formimit të tij, tha se ka besimin se shqiptarët nuk do të shpëtohen nga vaksina por nga imunizimi i tufës.

Fjala ndihmë ka 20 vjet që më vë në siklet. Askush nuk të ndihmon pa pasur interes. Apo dikush të ndihmon pa dashur ti. Ne kemi shumë nevojë për ndihmë. Por dikush me logjikë normale, mendon që Evropa do ta fillojë vaksinimin nga njerëzit e afërt dhe më pas çfarë të mbetet do ketë për vendet e tjera. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë pjesë. Unë habitem  psh që shumë të rinj që janë nën 40 vjeç alarmohen dhe duan aparat oksigjeni.

Media në Shqipëri ka mungesa të theksuara të njohurive mjekësore.

Në përgjithësi nuk janë trajtuar mirë çështje shëndetësore. Po në rastin e pandemisë është bërë një hap cilësor përpara. Unë shoh një raportim dhe dëshirë të gazetarëve për të bërë një raportim të pavarur.

Sa është e pavarur media aq është edhe me pandeminë dhe ky është dëshpërim i madh.

Gjithkush do të donte që kjo pandemi të përfundonte sa më shpejt, por në momentin që kjo gjë cënon pak faktin që do të fitojë një mandat të tretë apo jo, kur kjo afekton edhe pjesën e trajtimit të pandemisë, bëhet edhe më e rëndë dhe ofenduese.

Ne kemi pranuar shoë në fushata elektorale, por të bësh shoë me vaksinimin është e tepërt.

Unë besoj që ne nuk do të na shpëtojë vaksina, por imuniteti i tufës.’