Maqedoni e Veriut/ 7 viktima dhe 407 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 7 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Gjithashtu janë realizuar 2,540 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 407 raste.

Ndërkohë ISHP bën me dije se sot janë regjistruar 399 pacientë të shëruar, 242 prej të cilëve janë nga Shkupi.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë 2, 837 persona kanë humbur jetën, ndërsa 85,520 janë shëruar nga Covid-19.