Genc Sulçebe: Nuk e dimë nëse mutacioni ka mbërritur, ja pse Evropa dështoi në krahasim me Azinë

Në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta, mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh ndër të tjera se Evropa ndryshe nga Azia e largët aty ku shpërtheu pandemia, u gjet e papërgatitur përsa I përket vaksinës, dhe kjo është një gjë që nuk I falet Evropës.

‘Dihet që ky është një virus që rrit ndjeshmërinë gjatë dimrit, Në këtë periudhë të gjithë futen në ambiente të mbyllyra dhe virusi është i lartë.  

Sigurisht që pritej një rritje e transmetueshmërisë.

Por ne kemi edhe variante të reja të virurist që janë të transmetueshme siç është varianti britanik apo ai i Afrikës së Jugut apo ai në Brazil, që huk e dimë nëse po afrohen.

Të gjithë këto karakteristika bëjnë që të kemi një rritje të transmetueshmërisë.

Ne sot që po flasim jemi larg imunitetit të tufës, pra jemi diku te 30 përqind e imunitetit.

Kemi ende mjaft xhepa të painfektuar.

Kjo do vazhdojnë derisa të mos kemi efektin e vaksinës.

Kjo është e vetmja mënyrë për të mposhtur këtë vaksinës.

Në fakt është e vështirë për Shqipërinë të dallojë këto variantet.

Ne nuk kemi potencialet për të studiuar genomistikën virale. Po ashtu edhe vendet përreth.

Anglia ka një rrjet të genomës më të zhvilluarin në Evropë.

Por nëse ndalemi te mutacionet në rangun epidemiologjik janë më të ngjitshëm por jo më të rëndë. Pra nuk jep më tepër vdekje, por ngjitet më tepër.

Te dy variantet si ai i Brazili ashtu edhe ai Afrikës së Jugut janë të rrezikshme.

Por në fund të fundit zgjidhja është vaksina.’

 

 

Epidemi është një problem më shumë aspekte.

Është aspekti epidemiologjik, social dhe politik.

Është vështirë që të bëjmë një analizë të këtyre aspekteve, sepse do shumë kohë.

Në përgjithësi trajtimi i kësaj pandemie në të gjithë botën nuk ka qenë optimal.

Siç e bëri Azia e largët. Që e dominuan pa problematika të mëdha.

Për fat të keq e gjitha Evropa nuk e trajtoi siç duhet këtë pandemi, por ndoshta edhe për shkak të një disipline të rreptë të popullatës.

Evropa nuk ishte e përgatitur për vaksinën.

Dhe kjo nuk është dinjitoze, që nuk kanë një vaksinë të tyren’