VIDEO+FOTO/ Inter-Juventus, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Në “Giuseppe Meazza” po luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, takimi vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-2 në favor të bardhezinjëve, ku golin e parë e shënuan zikaltërit, me Lautaro Martinez në minutën e 9-të. Mirëpo, Juve arriti të përmbyste rezultatin falë dygolëshit të Cristiano Ronaldo-s.

Fillimisht, sulmuesi portugez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së VAR, ndërsa goli i dytë erdhi pas një mosmarrëveshje të Bastonit me Handanovic, ku Ronaldo me portën e boshatisur dërgoi topin në rrjetë.

Statistikat