VIDEO/ Gati për të surprizuar fansat, Don Xhoni dhe Kida bëhen bashkë

Ai u kthye në yllin e TikTok-ut pas fresstyle-t të tij në emisionin e Meriton Mjekiqit.

“Make a pose” e Don Xhoni u bë virale, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shumë vende të tjera të botës, duke arritur mbi 13 milionë klikime.

Së fundmi, reperi ka publikuar në Instagram-in e tij, një video duke kërcyer me Kidën, nën ritmin e këngës së tij. Kjo është hera e parë, që dy artistët shfaqen bashkë në rrjetet sociale.

Këtë video, eshtë shpërndarë edhe nga Kida.

Të shumta janë komentet e ndjekësve që kanë hamendësuar rreth një bashkëpunimi të mundshëm midis artistëve.