VIDEO/ Shënohet goli i parë në Kupën e Italisë

Inter ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Juventus, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Në minutën 9’ ishte sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ai i cili mposhti portierin e bardhezinjëve, Gianluigi Buffon pas asistit të Barella-s.