Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i dekadës, portugezi lë pas Ramos-in dhe Neuer

Cristiano Ronaldo ka marrë tjetër vlerësim madhor në karrierë. Ylli portugez është shpallur nga Insituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) si “Lojtari më i mirë i dekadës së kaluar 2011-2020”.

Ronaldo doli fitues me rivalët Sergio Ramos dhe Manuel Neuer. Kapiteni i Realit dhe Spanjës mban vendin e dytë, ndërsa kapiteni i Gjermanisë dhe Bayernit pozicionohet në të tretin.

Kjo është një tjetër arritje për yllin e Juventusit, i cili konfirmohet sërish si njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit.