FOTO/ Me ngjyrën e dashurisë, KQZ publikon fletën e votimit

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar tashmë fletën e votimit përmes së cilës qytetarët mund ta votojnë partinë politike, bashkë me deputetët që përfaqësojnë interesat e tyre, shkruan Syri.net Kosova.

Lista e partive fillon me numër 111 dhe përfundon më 138.

Rrjedhimisht i bie se në garë për t’u futur në Kuvend janë 27 parti politike.

Secila nga partitë politike ka mundësi të garojë me 110 kandidatë për deputetë.

Më poshtë gjeni fletën e votimit: