Arbana Osmani zbulon problemin e madh pas lindjes së Diellit

Në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani dhe u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell.

Që pas ardhjes në jetë të Diellit, jeta e Arbanës ka ndryshuar plotësisht dhe disa nga “pasojat” e lindjes së dytë ajo ka nisur t’i ndjejë tani.

Ajo ka zbuluar se ka humbur shumë flokë dhe është shprehur se i ka rënë akoma më shumë se sa pas lindjes së Jonit. Kështu ajo ju ka kërkuar ndihmë ndjekësve të saj, të cilët kanë nxituar menjëherë t’i tregojnë maska kundër rënies së flokëve.

Mirëpo Arbana është shprehur se ajo nuk përdor kurrë kura popullore dhe se për çdo problem të sajin zgjedh produktet farmaceutike. Moderatorja ka treguar se ajo nuk mund të marrë çdolloj produkti, sepse vazhdon të ushqejë Diellin me qumësht gjiri dhe se do të ketë kujdes me gjithçka që do të marrë kundër rënies së flokëve.

Ndërkohë ndjekësit nuk hezituan, duke i dhënë këshilla nga më të ndryshmet duke i ardhur në ndihmë moderatores.