'Shkatërrohet’ qyteti i famshëm në Itali, rrëshqitja e madhe e dheut lë vendin pa rrugë kryesore

Ditën e sotme, qyteti bregdetar jugor italian i Amalfit u përfshi nga një rrëshqitje e madhe dheu, e cila shkatërroi rrugën kryesore në mëngjesin e 2 Shkurtit.

Sipas njoftimit paraprak nuk flitet për viktima, megjithatë autoritetet thonë se ata do të jenë në gjendje ta konfirmojnë këtë vetëm pasi rruga të pastrohet nga grumbulli i madh i tokës dhe shkëmbinjve.

Disa nga mbeturinat ranë në plazhin poshtë dhe banorët e shtëpive aty pranë u evakuuan, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

E vendosur pranë Napolit, bregu i Amalfit është një nga atraksionet kryesore turistike të Italisë, i famshëm për kthesat e saj dhe pamjet spektakolare të detit.