PD vendos, ja kush do të jetë drejtues politik në qarkun e Kukësit

Pas përcaktimit të drejtuesve poltikë në qarqet kryesore të vendit, Partia Demokratike, ka marrë vendimin edhe për qarkun më verior të vendit, atë të Kukësit. Sipas vendimit të strukturave të larta të PD, drejtues politik në qarkun e Kukësit do të jetë Flamur Hoxha.

Hoxha është një figurë e respektuar në zonën e Kukësit.

Ai është biznesmen i suksesshëm dhe baba I tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.