Mbrojtësi i Shpresave rinovon kontratën me AEK-un deri në vitin 2026

Mario Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e AEK-ut në Greqi të paktën deri në verën e vitit 2026.

Mbrojtësi i Shpresave, i cili në këtë sezon bëri edhe debutimin e tij me skuadrën e parë të klubit grek, shihet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Athina kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën, të paktën deri në verën e vitit 2026.

Në këtë mënyrë, Mitaj do të vazhdojë të jetë pjesë e AEK-ut, edhe për 4 sezone të tjera.

17-vjeçari është pjesë e AEK-ut që nga viti 2017, kur u bashkua me ekipin e të rinjve dhe këtë sezon kaloi te ekipi i parë, falë paraqitjeve të shkëlqyera.