Makina aksidenton këmbësorin në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Tapizë, të Fushë-Krujës, ku një mjet raportohet se ka aksidentuar një këmbësor, i cili ndodhet në spital.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2021, në orën 17:30, në Tapizë, mjeti tip "Golf", me drejtues shtetasin F. T., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. D., rreth 48 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.