Gjosha në SYRI TV: Gahler nuk pranon retorikën e Ramës! 15 kushtet, tregues se duhet të largohet

Ish ministrja e Jashtme Klajda Gjosha e ftuar në ‘Intervista e Ditës’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka komentuar sulmet e Ramës ndaj BE-së dhe orientimi i Shqipërisë drejt Turqisë.

Gjosha: Duket qartë që Rama ndien frikë për sa i përket humbjes së pushtetit, duket qartë në retorikën e tij ndaj ambasadorëve që ndodhen në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe atyre që kanë kundërshtuar Ramën për shumë cështje, duke qënë edhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Kuptohet qartë që kemi të bëjmë me një njeri autokrat, I cili e ka të vështirë të humbasë pushtetitn dhe të pranojë kritikat, ku fajin e ka hedhur gjithmonë diku tjetër, njëher e ka fajin opozita, apo qytetarët, apo sistemi, por tani kemi arritur në pikën që fajin e kanë ambasadorët apo përfaqësuesit e lartë të BE-së. Është fatkeqësi pasi Rama harron se kjo ska të bëjë më cështjen e tij përsonale apo me pushtetin e tij, pasi ai është aty në krye të shtetit dhe përfaqëson Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ti përfaqësosh në këtë mënyrë, me një gjuhë fyese dhe refuzuese, kjo nuk është e drejtë të paktën për pozicionimin që kanë shqiptarët në qëndrime të ndryshme që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Ferko: Deklarata e Ramës ndaj zotit Gahler është thjesht një reagim ndaj një përfaqësuesi i BE-së apo gjithë BE-së zyrtare? Cfarë efekti ka kjo për marrëdhëniet e BE-së me Shqipërinë përderisa thuhet nga një kryeministër?

Gjosha: Marrëdhënia e Ramës me BE-në është e krisur. E shoh këtë gjatë viteve të fundit, ku BE ka refuzuar Shqipërinë për hapjen e negociatave, por jo vetëm refuzim direkt por edhe shtim të kushteve. Janë kushte që u përkasin drejtpërdrejtë qeverisë, papërgjegjesisë dhe mospërgjigjes që ata kanë pasur kundrejt shumë kritereve që Shqipëria duhet ti kishte plotësuar. 15 kushtet janë tregues I qartë se BE është pozicionuar mirë për ti treguar Ramës se ai duhet të largohet dhe se Shqipëria ka nevojë për një qeveri të re dhe të përgjegjshme por edhe e vendos procesin e integrimit evropian në prioritetet e Shqipërisë, e cila ka humbur këto vitet e fundit.

Më vjen mirë se ka pasur zëra shumë të fortë nga përfaqësues të lartë të BE-së që nuk kanë pranuar retorikën e Ramës, duke u vendosur përballë tij, për ti tregusr se është një retorikë që nuk pranohet dhe se BE nuk po bashkëpunon më me qeverinë e Shqipërisë dhe qytetarët po humbasin.