11 raste me virusin mutant/ Britania në alarm: Rrini në shtëpi! Mendohuni mirë para se...

Ditën e sotme, Britania është vënë në alarm pas zbulimit të 11 personave me llojin ri mutuar të COVID-19.

Sipas raportit të autoriteteve shëndetësore, 11 qytetarët janë nga tetë rajone të Britanisë.

Mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët janë jashtëzakonisht të shqetësuar, pasi mutacioni i ri që ka prekur qytetarët në Britani, ka karakteristikat e një “mutacionit të Afrikës së Jugut” dhe është ende e pasigurt nëse mund të trajtohet me vaksinat ekzistuese.

Po ashtu shqetësimin e ka rritur fakti se asnjë nga 11 personat e identifikuar me mutacionin e ri nuk ka një histori udhëtimi, kohët e fundit, duke mos pas as kontakt me njerëzit që kanë udhëtuar në Afrikën e Jugut. Kjo i bën autoritetet të vlerësojnë se 11 mostrat janë vetëm “maja e ajsbergut” dhe të spekulojnë se rastet e mutacionit të ri mund të jenë tashmë në qindra.

Autoritetet britanike po fillojnë një operacion gjigant për të ndjekur raste të reja në zonat ku është zbuluar mutacioni dhe u bëjnë apel banorëve që të “mendojnë dy herë” para se të largohen nga shtëpia, madje edhe për të marrë ushqim!