Përdhunoi 89-vjeçaren, flet Avokati i Sajmir Meçanit: Është një lojë e kurdisur nga i ati…

Sajmir Meçani, 36-vjeçari, i cili dhunoi e abuzoi seksualisht me gjyshen e tij 89-vjeçare ka dale këtë të martë përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Meçani, i akuzar nga prokuroria për dhunën fizike dhe seksuale ndaj Hysnie Meçanit, do të qëndrojë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve. Togat e zeza të Lushnjës kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 36-vjeçarit.

Seanca ndaj të riut është shqyrtuar nga  gjyqtarja Esmeralda Ceka, e cila ka pranuar kërkesën e  prokurorit Skënder Mestani për burg pa afat për Meçanin. Avokati mbrojtës, Again Rredhi i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata

Gjatë seancës të së martës nuk merrte pjesë asnjë prej familjarëve të 36-vjeçarit, i akuzuar për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë mesohet se e moshuara aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nga bluzat e bardha.

Në përfundim të seancës avokati mbrojtës i të riut është shprehur se klienti i tij i ka mohuar akuzat. Sipas tij i akuzuari thotë se nuk ka kryer asgjë nga ato që thuhen dhe e gjithë kjo histori është një lojë e kurdisur nga babait i tij dhe se e vërteta do të dali shumë shpejt.